Lutfi Haziri, shef i Lidhjes Demokratike të Kosovës, në procesin e dialogut ka pohuar se deri më tani të gjitha takimet në Bruksel për procesin e dialogut kanë qenë takime për zgjidhjen e problemeve të marrëveshjeve të vjetra ose probleme të reja që kanë dalë në mes të dyja vendeve.
Ai, thotë se nuk pritet të ketë takime të nivelit të lartë deri pas përfundimit të zgjedhjeve në Serbi që do të mbahen në muajin prill të vitit të ardhshëm.
E, këtë e thotë për një arsye.
“Takimet e mëdha në nivel të kryeministrit tonë me presidentin serb nuk ka pasur, dhe nuk pritet të ketë për shkak të zgjedhjeve në prill që do të mbahen në Serbi, edhe për shkak të popullzimit politik që atje ekziston”, ka deklaruar Haziri, për FrontOnline.
Haziri ka thënë se gjithçka do të varet nga vizita e emisarit amerikan për Ballkanin, Gabriel Escobar dhe të dërguarit të BE-së në dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak
“Besoj që vizita e emisarit, Gabriel Escobar në janar të këtij viti në Prishtinë së bashku me përfaqësuesin e BE-së, do t’i japin zbardhje edhe agjendës edhe kohës, edhe momentumit të ri që do të krijohet në dialog”, ka shtuar ai.
Ndërsa, tregon se a pret që në vitin e ardhshëm të ketë marrëveshje finale me stë dyja vendeve.
“Unë besoj që përpjekje për të realizuar një marrëveshje përfundimtare do të ketë jashtëzakonisht shumë dhe kjo do të zbardhet në janar besoj nga Gabriel Escobar dhe Miroslav Lajçak”, është shprehur ndër të tjera, Haziri.