Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka bërë sot të ditur se personat të cilët marrin dozën përforcuese të vaksinës COVID-19 ose edhe dozën e parë ose të dytën, gjithashtu rekomandohet të marrin edhe vaksinën e gripit sezonal, raporton Gazeta “Enigma”.
Në një postim në Facebook, IKSHPK thekson se meqenëse Organizata Botërore e Shëndetësisë ka paralajmëruar sezon shumë më agresive të gripit sezonal 2021/2022, atëherë MSh ka siguruar doza të gripit sezonal në sasi të mjaftueshme që situata epidemiologjike të jetë sa më e mirë.
“Prandaj IKShPK rekomandon vaksinimin e secilit qytetarë me vaksinën kundër gripit sezonal si metodën më të mirë për mbrojtje ndaj formave të rënda të gripit sezonal dhe vdekjes”, thuhet në njoftim.
Njoftimi i plotë: