Një veturë është konfiskuar të shtunën në pikën kufitare në Merdare, pasi sipas policisë e njëjta dyshohet se nga viti 2015 nuk posedon regjistrim nga vendi që ka origjinë dokumentacioni i veturës.
Policia në raporton 24 orësh ka njoftuar se vetura është konfiskuar pasi i ka ikur obligimeve të detyrueshme doganore.
Ndërsa i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.
SHMANGIE NGA TARIFAT DOGANORE
SPK-Merdare 25.12.2021 – 22:00. Derisa i dyshuari mashkull kosovar ka qene duke e ngasur automjetin me targa te huaja është ndaluar nga policia dhe gjate verifikimit te dokumentacionit ka dyshim të bazuar se vetura e njëjtë që nga viti 2015 nuk posedon regjistrim nga vendi që kanë origjinë dokumentacioni i veturës.
E njëjta veture është konfiskuar pasi që i ka ikur obligimeve të detyrueshme Doganore. I dyshuari pas intervistimit me vendim të Prokurorit lirohet në procedurë të rregullt./Gazeta Enigma/