Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka folur në një konferencë për faktin se ministri i ri i Shëndetësisë, Rifat Latifi po udhëton që dy herë në Amerikë për çështje private.
Kurti e ka arsyetuar ministrin të duke thënë se ai do të punojë “online”.
“Nuk ka person që nuk është online dhe i koordinon punët. Pas një karriere në SHBA, një çik si shpejt është dashur të përgatitet të vijë në Kosovë dhe direkt në pandemi”.
“Nuk mund të them se është për qëllime personale sa për institucionin që ka punuar atje. Ka numër të pafundmë të studentëve që kanë doktoruar e magjistratura te ai. Ai mua më ka siguruar që duke i ndarë punët dhe duke qenë ‘online’ nuk do ta cenojë bashkërendimin në MSh”./Gazeta “Enigma”/