Serbia më 16 janar do të mbajë referendum për ndryshimet kushtetuese që kanë të bëjnë me fushën e drejtësisë.
Por, këto votime nuk do të organizohen edhe në Kosovë.
Përveç arsyeve që lidhen me sovranitetin e shtetit, kryeministri Albin Kurti, përmendi edhe masakrën e Reçakut dhe vrasjen e Jusuf e Bardhosh Gërvallës dhe Kadri Zekës pse nuk do të lejohet referendumi serb.