Një djalë 12-vjeçar ndërroi jetë, kurse një fëmijë tjetër mbeti i plagosur rëndë në një incident me fishekzjarrë në Holandë.
Aksidenti ka ndodhur në Haksbergen, qytet i vogël në lindje të vendit afër kufirit me Gjermaninë.
Tre fëmijë ndalojnë për të parë një burrë duke lëshuar fishekzjarre me ndihmë të pajisjeve të përpunuara në kushte shtëpiake dhe ndodh tragjedia.
Njëri nga të tre humb jetën nga shpërthimi, ndihma e kotë. Një tjetër fëmijë plagoset rëndë dhe vetëm njëri prej tyre arrin të shpëtojë në kohë dhe mbetet i padëmtuar. Policia njoftoi se ka arrestuar personin që hodhi fishekzjarret.
Festa me fishekzjarre në Holandë është ndaluar për të dytin vit me radhë.
Përpara pandemisë, festimi i ardhjes së Vitit të Ri me fishekzjarre të të gjitha llojeve ishte një zakon i ndjerë dhe praktikuar thellë në rrugët holandeze.
Më pas erdhi ndalimi i lojërave piroteknike, për të parandaluar aksidentet e parëndësishme që të mbingarkojnë dhomat e urgjencës tashmë të mbushura me pacientë me COVID.
Masë që nëse në këtë rast do të ishte respektuar, me shumë mundësi do të kishte shpëtuar një jetë të re./Gazeta Enigma/