Rritet numri i pacientëve me COVID që po trajtohen në ShSKUK

Rritet numri i pacientëve me COVID që po trajtohen në ShSKUK

Në Shërbimin Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës janë të shtrirë 35 pacientë, prej tyre pesë të konfirmuar me virus pozitiv dhe 30 të tjerë postCOVID.

Sipas këtij shërbimi, me oksigjeno-terapi janë 6 pacientë, kurse  në Mjekimin Intensiv të Klinikës Infektive është 1 pacient.

Në Klinikën Infektive po trajtohen dy pacientë, ndërsa në Klinikën e Pulmologjisë janë duke u hospitalizuar 29  pacientë  postCOVID, derisa në Mjekim Intensiv në është vetëm 1 pacient  i  spitalizuar. /Gazeta Enigma/.

Related Articles