Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon se në total numri i rasteve aktive me coronavirus është 637, raporton Gazeta “Enigma”.
Numri i përgjithshëm i të shëruarve është 158.078, ndërsa nga fillimi i pandemisë nga coronavirusi kanë vdekur 2,991 persona.
Në 24 orët e fundit janë dhënë 2.161 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.677.000 doza të vaksinës.
Deri më sot 784.166 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. / Gazeta Enigma.