Vetura që u aksidentua në Badovc përfundon në lumë

Vetura që u aksidentua në Badovc përfundon në lumë

Vetura që u vetaksidentua të enjten mbrëma, në magjistralen Prishtinë-Gjilan, ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në lumë.

Tre persona janë lënduar nga ky vetaksident që ndodhi në afërsi të Liqenit të Badovcit, më saktësisht në lagjen “Suteska” të Mramorit.

Banorët e kësaj zone janë munduar që veturën ta nxjerrin vetë nga vendi ku ka rënë.

Mësohet se brenda veturës ishin tre femra të cilat kanë pësuar lëndime të lehta./Gazeta “Enigma”/

Related Articles