Policia ka njoftuar se pasditen e së enjtes, në Prishtinë është gjetur një person pa shenja jete, raporton Gazeta Enigma.
Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar në vendin e ngjarjes.
Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.
Rasti është iniciuar si “Hetim i vdekjes”.
“Prishtinë 06.01.2022 – 17:21. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante të policisë, prokurori i shtetit dhe ekipi mjekësor, ku nga mjeku është konstatuar vdekja e viktimës. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. Rasti vazhdon të hetohet”, ka bërë të ditur policia.