Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh ka njoftuar se në stacionin policor në Fushë Kosovë janë sulmuar fizikisht dy zyrtarë policor, raporton Gazeta “Enigma”.
Sipas Policisë, ata janë sulmuar nga një burrë e një grua, të cilët edhe janë arrestuar.
Ndërsa, të njëjtit kanë pranuar tretman mjekësor.
“Stacionin Policor Fushë Kosovë 07.01.2022 – 01:40. Janë arrestuar dy të dyshuar një femër dhe një mashkull kosovarë, pasi që në stacionin policor kanë sulmuar fizikisht dy zyrtarë policorë. Viktimat kanë pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raport. / Gazeta Enigma.