Pacolli i vendosur: S’do të ndalem duke lobuar për njohje, Kosova të jetë pjesë e Ballkanit të Hapur

Pacolli i vendosur: S’do të ndalem duke lobuar për njohje, Kosova të jetë pjesë e Ballkanit të Hapur

Ish-ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, njëherit kreu aktual i AKR-së, Behgjet Pacolli në një intervistë, ka thënë se zvarritja e emërimit të ambasadorëve e ka dëmtuar vendin.



Ai shpreh i bindur se tashmë Kosova ka nevojë që të thellojë bashkëpunimin me shumë vende të botës, e specifikisht me Shqipërinë.

“Mos dërgimi i ambasadoreve me kohë e ka dëmtuar Kosovën. Jam i bindur së këta ambasador që janë dërguar tani do të punojnë dhe kohën e munguar ta rikuperojnë”.

“Kosovës i nevojiten shumë ambasadorë në shumë vende. Kosovë i nevojitet bashkëveprim dhe bashkëpunim me Shqipërinë. Një bashkëpunim ndërmjet shteteve tona nuk shihet dhe po e dëmton Kosovën”, tha Pacolli.

“Unë nuk ndalem dhe marrë pjesë në samite, do të marrë pjesë edhe në Samtin e Maltës në fund të shkurtit. Dhe do të punoj mirëpo qeverisë i nevojitet koordinimi me njerëz që kanë mundësi dhe kam dëshirën e madhe t’i ndihmojë Kosovës”, tha ai.

Ai shtoi se nuk do të ndalet së punuari që Kosovës t’i sjellë njohje nga shumë vende të botës.

“Unë nuk jam ndalur dhe jam nëpër botë dhe flas për Kosovën. Ardhja e këtij delegacioni vjen mbas një takimi që kam pasur me presidentin e këtij shteti në Stamboll dhe Kosova të njihet prej këtij shteti”.

Pacolli thotë se Kosova nuk e ka komoditetin që të hyjë në ndonjë bllokadë ekonomike ose politike.

Prandaj sipas tij, vendi duhet që të bëhet pjesë e nismës rajonale Ballkani i Hapur, ngase siç thotë ai këtë nismë nuk mund ta ndal askush, raporton EO.

“Kosova nuk duhet t’i lejojë vetëm të hyjë në ndonjë bllokadë ekonomike ose politike. Kosova duhet të ecë përpara sepse është më e dobishme. Kosova nuk duhet të jetë e përjashtuar askund. Në çdo nismë qoftë evropiane Kosova duhet të jetë pjesë e saj. Ballkani i Hapur është nismë pro evropiane. Unë kom insistuar që në rajon të krijohet paradhomë e BE-së ku të gjitha shtete e rajonit të bëhen pjesë e kësaj paradhome”.

“Ardhja e mini-shengenit dhe e Ballkanit të hapur është e mirëseardhur për Kosovën. Jam pro asaj që Kosova të jetë pjesë e Ballkanit të Hapur. Ballkani i Hapur është realitet nuk do të mund ta ndalë as Kosova as Mali i zi as askush. Kjo do të ecë përpara me ose pa ne sepse ka mbështetje të BE-së dhe Amerikës”.

Related Articles