Skitarja Kiana Kryeziu, bënë hap të madh drejt normës olimpike

Skitarja Kiana Kryeziu, bënë hap të madh drejt normës olimpike

Skitarja kosovare Kiana Kryeziu ka shënuar një rezultat të jashtëzakonshëm në garën e Ravascletto Sutrio të Italisë, në disciplinën Sllallom i Madh, duke grumbulluar pikë të jashtëzakonshme drejt olimpiadës dimërore, “Pekin 2022”, shkruan Gazeta Enigma.

Në një njoftim zyrtar nga Komiteti Olimpik i Kosovës thuhet se skitarja Kiana Kryeziu ka plotësuar njërin nga kriteret për normë olimike, duke mbledhur plotë 160 pikë të Federatës Ndërkombëtare të Skitarisë, me kohë 2:19.16 sekonda në Sllallom të madh për femra.

Asaj i duhen edhe dy rezultate të përafërta, ose më të mira, në gara të tilla të karakterit ndërkombëtar deri më 16 janar, datë kjo kur përfundon periudha e arritjes së normës olimpike.

????Bravo Kiana Kryeziu⛷????????, vetëm edhe DY✅ Kiana Kryeziu ka plotësuar kriterin e tretë për normën olimpike për Lojërat…Posted by Kosovo Olympic Committee on E shtunë, 8 janar 2022

Përzgjedhësi i Kosovës në skitari, Agim Pupovc, ka vlerësuar paraqitjen e sotme të skitares kosovare dhe është shprehur optimist se deri më datën e paraparë, ajo do ta arrijë normën e shumë kërkuar.

Sot ka garuar edhe skiatrja tjetër, Arba Pupovci, e cila mësohet se ka përyunduar garën në pozitën 24.

Related Articles