VIDEO: Protestë te selia e PD-së, dy të lënduar rëndë

VIDEO: Protestë te selia e PD-së, dy të lënduar rëndë

Rreth 30 persona janë arrestuar pas protestës së dhunshme të shtunën te selia e Partisë Demokratike.

Protestuesit ishin thirrur nga ish-kryeministri dhe ish-kryetari i PD-së, Sali Berisha.

Mbështetësit e tij, tentuan të futeshin brenda objektit të këtij subjekti, ku gjendeshin lideri aktual Lulëzim Basha, dhe disa prej deputetëve të kësaj partie.

E thirrja që bëri Berisha për gjakftohtësi e vetëpërmbajtje, nuk është se u respektua nga ata që e mbështetën njofton Klankosova.tv

Kur porta kryesore u thye, e jeta e demokratëve brenda u vë në rrezik, ata e panë të udhës të telefononin policinë.

Këta të fundit, me anë të gazit lotsjellës e topave të ujit, i shpërndanë protestuesit.

Në gjithë hallakamën e bërë, u raportua për dy të lënduar më rëndë, e dhjetëra të tjerë që e pësuan nga gazi i hedhur.

“Kjo është një betejë e cila nuk do të ketë të sosur, dhe kjo që patë sot është veç faqja e parë e saj”, tha Sali Berisha pas përfundimit të protestës.

Related Articles