Arsenali eliminohet nga skuadra e ligës së dytë

Arsenali eliminohet nga skuadra e ligës së dytë

Arsenali i ka dhënë fund aventurës në FA Cup këtë edicion, pasi është eliminuar nga Nottingham Forest.

Skuadra e Championship ka triumfuar para tifozëve të vetë ndaj Arsenalit me rezultat 1:0.

Heroi i vendasve isht Grabban që u inkuadrua në minutën e 68-të, ndërsa golin e vetëm që vendosi epilogun e përballjes e realizoi në minutën e 83-të.

Kësisoj, Nottingham Forest është kualifikuar në 1/16 e finales në kompeticionin e FA Cup.

Mesfushori shqiptar, Granit Xhaka nuk u paraqit fare në këtë sfidë, për faktin se rezultoi pozitiv me COVID-19 ditën e sotme.

Skuadra tjetër e Premierligës që u eliminua kaq herët ishte edhe Newcastle United./Gazeta Enigma/

Related Articles