Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar dy femra në rrugën “Konferenca e Bujanit” në Pejë, për shkak se kishin sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare duke i shkaktuar lëndime trupore.
Pas trajtimit mjekësor viktima është intervistuar dhe e njëjta ka deklaruar se incidenti ka ndodhur për shkak të disa ofendimeve që kishin pasur ndërmjet vete të dyshuarat me viktimën.
Të dyshuarat me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje. /Gazeta Enigma/.