Mehaj: FSK e gatshme të ndihmojë shtetin grek por edhe Shqipërinë e Maqedoninë

Mehaj: FSK e gatshme të ndihmojë shtetin grek por edhe Shqipërinë e Maqedoninë

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka thënë se FSK është e gatshme t’u dalë në mbështetje të autoriteteve të Greqisë, pas tërmetit me magnitudë 5.5 shkallë.

Mehaj përmes një postimi në Facebook, ka thënë se FSK është e gatshme të ndihmojë edhe Shqipërinë dhe Maqedoninë nëse kanë pësuar dëme pas këtij tërmeti.

“Edhe pse ende nuk ka raporte për dëme apo viktima, shprehim gatishmërinë tonë të plotë për mbështetje të autoriteteve të Greqisë, apo nëse kanë pësuar, edhe Shqipërisë dhe Maqedonisë,, me kapacitetet tona specialistike të FSK-së për reagim, menaxhim dhe sanim të pasojave”, ka shkruar Mehaj.

Kujtojmë që tërmeti është ndjerë edhe në Kosovë, derisa qytetarët kanë pasur reagime të ndryshme përmes rrjeteve sociale. /Gazeta Enigma/.

Related Articles