Një sulm i armatosur ka ndodhur pasditen e së hënës në lagjen “Jeni Mahallë” në Prizren.
Zëdhënësi I Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, Shaban Osmanollaj ka thënë për Gazetën “Enigma” se bëhet fjalë për një mosmarrëveshjeje në komunikacion.
“Bëhet fjalë për një mosmarrëveshjeje në komunikacion, ku në rrugën “Xhemil Fluku” në Prizren dy persona janë përleshur, derisa njëri ka shtënë me armë zjarri tek tjetri dhe e ka goditur në këmbë”.
I plagosuri është jashtë rrezikut për jetë.
“Në bazë të konfirmimit të mjekut, i lënduari është jashtë rrezikut për jetë. I dyshimti është ndaluar dhe një armë është sekuestruar në vendin e ngjarjes. Policia është duke u marrë me rastin”, thuhet në njoftimin e Policisë së Prizrenit.
Në vendin e ngjarjes pos njësiteve policore ka dalë edhe ambulanca.