SC Gjilani ka vijuar fazën përgatitore në Durrsë, në kuadër të përgatitjeve të parapara, të cilat i ka filluar kohë më parë në Gjilan, shkruan Gazeta Enigma.
Kështu është bërë e ditur nga faqja zyrtare e klubit, nga ku mësohet se skuadra është zhvendosur në qytetin bregdetar, ndërsa ka mbajtur seancën e parë stërvitore nën drejtimin e trajnerit Ismet Munishit, i cili një gjë të tillë e ka paralajmëruar javën e kaluar.
E vet trajneri Munishi kohë më parë ka njoftuar se Gjilani do të vijoj me fazën përgatitore në qytetin bregdetar shqiptar, si pjesë e përgatitjeve të gjithëmbarshme mes dy sezoneve.
“Skuadra është zhvendosur në qytetin bregdetar të Durrësit për të vijuar me fazën përgatitore para fillimit të stinorit pranveror. Seanca e parë tashmë ka përfunduar, ndërkohë ritmi i sërvitjeve do rritet në ditët në vijim.Të gjithë futbollistët do jenë në dispozicion të kryetrajnerit Munishi për disa ditë qëndrimi në Shqipëri”, thuhet në postimin e SC Gjilani.
????ë????????????ë???????????????????????? ????????????????????ë???????? ???? Skuadra është zhvendosur në qytetin bregdetar të Durrësit për të vijuar me fazën përgatitore…Posted by SC Gjilani on E hënë, 10 janar 2022