Një alarm në Bankën Qendrore të Kosovës është lëshuar dy herë para pak çastesh.
Si rezultat aty ka shkuar edhe zëvendësguvernatori i bankës, Sokol Havolli.
Krisjen e alarmit, e ka mobilizuar Policinë.
Pjesëtarë të saj të shumtë kanë shkuar menjëherë në ndërtesën e këtij institucioni.
Front Online mëson se ata ndodhën brenda dhe se së bashku me sigurimin e BQK-së po patrullojnë nëpër hapësirat e brendshme të objektit, përcjellë Gazeta “Enigma”.
Deri tash ekipet policore nuk kanë hasur në diçka të dyshimtë./Gazeta “Enigma”/