Një aksident trafiku ka ndodhur në rrugën Prishtinë-Podujevë, mesditën e së premtes.
Aksidenti ka ndodhur në fshatin Gllamnik të Podujevës.
Rastin për Gazetën “Enigma” e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
Në pamjet e publikuara nga mediat lokale atje, shihet se dëmet materiale janë të mëdha.
“Sot rreth orës 12:00 në rrugën Prishtinë-Podujevë, saktësisht në fshatin Gllamnik, ka ndodhur një aksident komunikacioni, ku jane perfshirë dy automjete. Bazuar në të dhënat nga vendi i ngjarjes, si pasojë e aksidentit , një person ka pësuar lëndime. I lënduari ka pranuar trajtim mjekësor.Me rastin po merret njësiti i trafikut”, thuhet në njoftimin e policisë./Gazeta “Enigma”/