Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur të premten mbrëma në fshatin Leqinë të Skenderajt.
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një veturë me targa vendore të cilën e drejtonte një mashkull kosovar, si pasojë e mospërshtatjes së shpejtësisë së lëvizjes kushteve të rrugës ka dalë nga rruga dhe është rrokullisur.
Si pasojë e aksidentit lëndime trupore ka pësuar drejtuesi i veturës si dhe tre meshkuj kosovarë, pasagjer në veturë.
Të lënduarit janë dërguar në trajtim mjekësor. /Gazeta “Enigma”/