Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë ka apeluar qytetarët që të vaksinohen kundër virusit COVID-19, shkruan Gazeta ‘Enigma’.
Në apelin e IKSHPK-së është theksuar se varianti i ri i COVID-19, Omicron është duke e shtuar intensitetin çdo ditë.
Madje nga ky institut kanë thënë se ditëve në vijim mund të ketë shtim të rasteve pozitive me COVID-19.
“Omicron (B.1.1.529) po shton intensitetin çdo ditë dhe është varianti dominues në qarkullim. IKSHPK është duke vazhduar pandërprerë me testimin dhe gjurmimin e të gjitha rasteve, kontakteve të rasteve në komunitet dhe diagnostikimin laboratorik. Situata epidemiologjike mund të përkeqësohet edhe më shumë ditët në vazhdim, andaj IKSHPK apelon tek të gjithë qytetarët që të respektohen masat e Qeverisë së Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftim e tyre.
Lidhur me këtë qështje Gazeta ‘Enigma’ ka kontaktuar edhe me kryetarin e Shoqatës së Infektologëve të Kosovës, Hamdi Ramadani i cili ka theksuar se edhe personat që janë të vaksinuar me dy doza nuk mund t’i shmangen Omicron-it.
“Ardhja e punëtorve nga jashtë ku ishte vala e pandemisë me COVID-19 me variantin Omikron e bënë që vendi ynë të jetë i rënduar shumë me një valë të re me pandemi me variantin Omicron, pasi që Omicron i shmanget vaksinës antiCOVID edhe me dy doza”, ka thënë ai.
Ndërsa ka theksuar se Omicron është variant i COVID-19 i cili shkallën e infeksionit e ka më të lartë se variantet tjera.
Ramadani: Vetëm doza përforcuese është mjeti mbrojtës i sigurt për ta ndaluar Omicron-in
Sipas infektologur Ramadani “vetëm doza përforcuese është mjeti mbrojtës i sigurt për ta ndaluar Omicronin, masat antiCOVID që janë tash sa kohë në fuqi nuk po respektohen nga qytetarët dhe organet përkatëse shtetërore duhet të ndërmarrin hapa drejt zbatimit të plotë të tyre që të mund të kufizohet pandemia dhe kjo valë me Omicron në vend”, ka deklaruar Ramadani.
Njëherit, ai ka shtuar se “nga viti i ri e këndej veç jemi në një situatë të rëndë me pandeminë COVID-19 me ardhjen e variantit Omicron që po mbizotron në tërë botën në Evropë, në vende skandinave në rajon dhe tani edhe në Kosovë”.
Nuk dihet efekti afatgjatë i Omicronit
Infektimi me variantet e mëhershme të koronavirusit, përfshirë ato që janë përcjellë me simptoma të lehta, apo ato pas vaksinimit, ndonjëherë kanë shkaktuar sindromën e COVID-it të gjatë.
“Ne ende nuk kemi të dhëna se sa është proporcioni i rasteve me COVID, që mund të përfundojnë me COVID të gjatë”, ka thënë Iwasaki.
“Njerëzit që nënvlerësojnë Omicronin si ‘të butë’, janë duke vënë veten në rrezik të përballjes me efektet e sëmundjes për muaj apo vite”.
Po ashtu, ende nuk dihet nëse Omicron do të ketë ndonjë efekt “të heshtur” si variantet e mëhershme, duke përfshirë antitrupa vetë-sulmues.
Më shumë infektime nënkuptojnë më shumë variante
Omicroni është varianti i pestë i koronavirusit, që është përhapur gjerësisht, dhe mbetet të shihet nëse virusi ka aftësi të krijojë më shumë mutacione.
Shkalla e lartë e infektimit i ofron virusit më shumë mundësi për mutacione, dhe nuk ka garanci se versioni i ri potencial është më i lehtë sesa të tjerët.
“COVID-19 na ka befasuar në disa mënyra në dy vjetët e fundit, andaj nuk mund të parashikojmë trajektoren e evoluimit të këtij virusi”, ka thënë Ho.
Varianti Omicron i koronavirusit, i cili po përhapet shumë shpejt dhe po përcillet me simptoma më të lehta – në krahasim me variantet tjera – ka krijuar idenë se COVID-19, sëmundja që shkakton koronavirusi, përbën rrezik më të vogël sesa në të kaluarën.
Disa pyesin se deri në çfarë shkalle duhet marrë masa për të parandaluar infektimin, pasi shumë persona besojnë se secili do të përballet me këtë virus, herët apo vonë.
Mund të infektoni të tjerët
Një i infektuar mund të përballet me simptoma të lehta, mirëpo në të njëjtën kohë të bartë virusin te dikush tjetër që është në rrezik, edhe nëse ka antitrupa nga infektimi i mëhershëm apo nga vaksinimi, ka thënë Akiko Iwasaki, e cila studion për imunologjinë virale në Universitetin Yale./Gazeta Enigma/