Skuadrat kosovare po udhëtojnë drejt Antalisë për të kryer fazën përgatitore.
Ekipi i FC Ballkanit do të niset sonte në drejtim të Turqisë, ku do të qëndrojnë për 13 ditë.
Suharekasit do të përgatiten në Antalia për sezonin pranveror të Superligës së Kosovës në futboll, ku trajneri i tyre i ri Ilir Daja do ta sheh edhe më mirë eklipin e tij nga afër në qëndrimin e tyre në fazën përgatitore.
Gjatë qëndrimit në Turqi, FC Ballkani do të zhvillojë katër ndeshje miqësore, ballafaqime këto që janë organizuar nga Amir Prepolli.
Më poshtë, janë kundërshtarët e FC Ballkanit në takimet miqësore:
Nyiregyhaza Spartacus (Hungari)
Arda Kardzhali (Bullgari)
FC Oleksandriya (Ukrainë)
MFK Ruzomberok (Sllovaki).