Kosova do luaj miqësore të veçantë me Zvicrën

Kosova do luaj miqësore të veçantë me Zvicrën

Përfaqësuesja e Kosovës do të zhvillojnë një ndeshje miqësore me ekipin e Zvicrës, raporton Gazeta “Enigma”.

Kjo përballje do të luhet të martën e 29 marsit, për t’u përgatitur sa më mirë për duelet e Ligës së Kombeve që startojnë në muajin qershor.

Ndonëse nga FFK ende nuk është lëshuar njoftim për ta konfirmuar ndeshjen, mbajtjen e miqësores e kanë konfirmuar nga federata zvicerane, ku është theksuar se ata do të kenë një duel miqësor me Dardanët.

Kujtojmë se ky është dueli i parë i Kosovës që e zhvillon me Zvicrën që nga anëtarësimi i Dardanëve në UEFA dhe FIFA.

Ndeshja do të mbahet në stadiumin ‘Letzigrund’ në Zurich. / Gazeta Enigma.

Related Articles