Policia e Kosovës ka njoftuar se të martën mbrëma është gjetur një person pa shenja jete në shtëpinë e tij në Prizren.
“Prizren, 18.01.2022 – 19:11. Është raportuar se viktima mashkull kosovar i cili kishte qenë duke jetuar i vetëm në shtëpi, nga të afërmit e tij ishte gjetur pa shenja jete. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante të policisë dhe ekipi mjekësor, ku nga mjeku është konstatuar vdekja e viktimës. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion, rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në njoftim. /Gazeta “Enigma”/