Pas tetë sezonesh transmetimi në RTK, javë më parë, ka përfunduar kontrata vjetore e televizionit publik me prodhuesit e serialit “Çka ka Shpija”, shkruan Gazeta Enigma.
Kësaj here, ka pak gjasa që marrëveshja me RTK-në të rinovohet edhe me tutje, siç ka ndodhur nga viti 2014, kur ka nisur sitcom-i.
Aktorët Naser Rafuna, Gresa Pallaska, Dardan Gashi, Teuta Krasniqi, etj., arritën të mbledhin audiencë masive në transmetimet e tij në “prime time” të RTK-së e miliona klikime tjera në platformën “Youtube”.
E në lidhje me përfundimin e kontraës vjetore mes prodhuesit të serialit dhe RTK-së, pati reagime nga kolegët aktorë të Naser Rafunës.
Regjisori dhe aktori i njohur Ard Islami nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale ka reaguar për mostransmetimin e serialit në Radio Televizionin e Kosovës, përderisa sa thotë se “Nese ky lajm eshte i vertete, atehere situata eshte e frikshme”.
“Nese ky lajm eshte i vertete, atehere situata eshte e frikshme! Ky serial, vetem nepermjet Youtube dhe Facebook ka mbulu shpenzimet e veta. Ne vend se t’investohet ne prodhime qe kane shikueshmeri, e ne vend se te stimulohen autori i ketij serial, shoku im, Naser Rafuna, RADIO TELEVIZIONI I SHUTKËS i bon sallta t’majmunave. Bordi me enocione m”, është shprehur Islami.
Madje edhe Jeton Zogjani ka reaguar në përkrahje të aktorit Rafuna, duke shpërndarë postimin nga Ard Islami.
Theksojme se episodi i fundit i këtij seriali në RTK është transmetuar gjatë netëve festive të vitit të ri, dhe përkundër se me të hyrë në vitin 2022 serialit i ka përfunduar kontrata me RTK-në, në kanalin e RTK-së në Youtube, në fillim të këtij viti, më 8 janar, është lëshuar një promo paralajmëruese e episodit të ri. /Gazeta “Enigma”/
Postimi i plotë: