Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur aktgjykimin kundër të akuzuares S.SH. për shkak të veprës penale ‘organizimi dhe pjesëmarrja në grup terrorist’.
Në njoftim thuhet se e akuzuara është shpallur fajtore dhe është dënuar me dënim me kusht, duke ia vërtëtuar dënimin me burgim në kohëzgjatje prej dy viteve.
Sipas Gjykatës, ky dënim nuk do të ekzekutohet nëse e akuzuara brenda afatit të verifikimit prej tre viteve, nga dita e plotfuqishmërisë së këtij aktgjykimi, nuk kryen vepër tjetër penale.
“Nëse e akuzuara S.SH., gjatë kohës së verifikimit, kryen një apo më shumë vepra penale, dënimi me kusht i shqiptuar mund të revokohet, ashtu që në dënimin e vërtetuar me burgim në kohëzgjatje prej dy (2) viteve, do të llogaritet edhe koha e kaluar në arrest shtëpiak, nga data 17.07.2021 deri më 16.08.2021. Po ashtu e akuzuara S.SH. është urdhëruar nga gjykata që të përmbushë detyrimin – vizitë te psikologu ose te këshilluesit tjerë dhe veprimet në pajtim me rekomandimet e tyre dhe atë në kohëzgjatje prej 2 (dy) viteve, nga dita e plotfuqishmërisë së këtij aktgjykimi”, thuhet në njoftim. /Gazeta Enigma/.