VIDEO: Në Veri të Kosovës dritat ndezur në pikë të ditës

VIDEO: Në Veri të Kosovës dritat ndezur në pikë të ditës

Banorët në Veriun e Kosovës thonë se nuk paguajnë rrymë, ndërsa tregojnë se për çfarë e përdorin.

Tabelë që tregon që po hyn në veri të Mitrovicës nuk ka.

Por nga dritat rrugore mund të vërehet lehtë që ke hyrë në këtë pjesë të Kosovës.

Dikush madje me fuqitë e veta, po u ndihmon këtyre dritave ta ndriqojnë rrugën kryesore.

Por llampat e kësaj shtëpie nuk do të jenë të vetmet që qëndrojnë ndezur edhe gjatë ditës në pjesën veriore të vendit.

Madje ato drita që nuk ndriçojnë gjatë ditës mund të kenë ndonjë defekt, andaj po bëhet sanimi i tyre.

E sanim nuk u duhet këtyre orëve të rrymës të cilat ani pse janë të rralla në Zveçan, nuk kanë edhe pse të përdoren.

Një banor i kësaj komune me shumicë serbe thotë se edhe pse nuk e paguajnë rrymën, ditë pas dite ka edhe reduktime.

Lidhshmëria e tyre me rrymën është shumë e madhe, andaj reduktimet po u shkaktojnë nervozizëm.

Reduktimet e rrymës po u shkaktojnë probleme edhe bizneseve që gjenden në këtë pjesë.

E për një banor të nacionalitetit shqiptar, përfitimet prej mospagimit të rrymës janë të shumta.

E gjithë ndërtesa ku ky banon thotë se ngrohen me rrymë, ndërsa askush nuk shkon për të dërguar fatura të rrymës.

Rryma për ngrohje përveç ambienteve të brendshme përdoret edhe në ato të jashtmet.

Në këtë qendër të vaksinimit, këto nxehmje lëshohen për t’i ngrohur ata që presin jashtë kur temperaturat janë më të ulta.

VIDEO

Related Articles