SC Gjilani triumfon në tokën turke, mposhtin skuadrën zvicerane

SC Gjilani triumfon në tokën turke, mposhtin skuadrën zvicerane

Sport Club Gjilani është duke qëndruar në Antalia të Turqisë, aty ku po e zhvillon fazën përgatitore.

Kampioni vjeshtor sot ka zhvilluar ndeshjen miqësore ndaj skuadrës zvicerane, Yverdon Sport, e cila garat i zhvillon në Ligën e Dytë, shkruan Gazeta Enigma.

Gjilani triumfoi në këtë kontrolluese me rezultatin minimal 1-0. Golin e vetëm në ndeshje e realizoi Blerim Krasniqi në pjesën e parë pas një solo-aksionit të mrekullueshëm.

Ismet Munishi këtë ndeshje startoi me këtë 11-she: Enea Koliçi, Sorsa, Useini, Prekazi, Halili, Hoxha, Musolli, Dabiqaj, Torassa, Progni dhe Krasniqi.

Kujtojmë që “kuqebardhët” pas dy ditësh me 23 janar do të zhvillojnë ndeshjen tjetër kontrolluese ndaj rusëve të Chayka Pescheanokopskoye.

/GAZETA ENIGMA/

Related Articles