Policia e Kosovës ka bërë të ditur se të shtunën kanë identifikuar shoferin i cili në zonën me kufizim të shpejtësisë 80 km/h drejtoi mjetin në 184km/h, raporton Gazeta Enigma.
“Shoferi gjobitet me 300euro, 3 pikë dhe 3 muaj i ndalohet drejtimi I mjetit me veprim motorik”, thuhet në komunikatën e policisë.
Sipas policisë, shoferi i gjobitur është një 20 vjeçar nga Gjakova ndërsa gjoba është shqiptuar nga Policia e Kosovës të shtunën në orën 09:52 në autostradën Bresje – Veternik./Gazeta Enigma/