Gjatë 24 orëve të fundit, Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se janë regjistruar dy vdekje nga virusi COVID.
Njëri nga viktimat e fundit është një djalë i moshës nën moshën 29-vjeçare nga Komuna e Vushtrrisë.
Ndërsa, viktima tjetër është një burrë mbi 80 vjeç nga Skenderaj.
Këto i ka bërë të ditura Ministria e Shëndetësisë nga raporti 24 orësh.
Ndërsa, nga tetë mijë e 416 testime, prej tyre kanë rezultuar pozitivë dy mijë e 243 raste, derisa janë shëruar 465 pacientë.
Kosova ka 19 mijë e 519 raste aktive, nd%rsa 20.73 përqind është pozitiviteti i rasteve. /Gazeta Enigma/.