Shërbimin Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës ka njoftuar se në klinika COVID-19, në trajtim janë 117 pacientë të konfirmuar me Covid-19 pozitiv dhe 36 të tjerë post-COVID, raporton Gazeta “Enigma”.
Me oksigjeno-terapi janë 82 pacientë, kurse në Mjekimin Intensiv të Klinikës Infektive janë 4 pacientë.
Raporti sipas klinikave dhe spitaleve të përgjithshme:
Klinika Infektive, 51 pacientë
Klinika e Pulmologjisë, 32 pacientë post-covid
Mjekimi Intensiv i Klinikës Infektive, 4 pacientë
Klinika e Pediatrisë, 5 pacientë
Klinika e Gjinekologjisë, 12 pacientë
Spitali i Prizrenit, 7 pacientë
Spitali i Pejës, 8 pacientë
Spitali i Gjakovës, 15 pacientë
Spitalit Mitrovicës, 9 pacientë
Spitali i Ferizajt, 5 pacientë
Spitali i Gjilanit, 5 pacientë /Gazeta Enigma.