Debat të zhurmshëm në publik ka shkaktuar propozimi i Zyrës së Rregullatorit për Energji për shtrenjtimin e rrymës ka shkaktuar shumë reagime e debat ditëve të fundit.
Kryetari i bordit të ZRRE-së, Ymer Fejzullahu po raporton në Komisionin për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti, për ta arsyetuar propozimin e këtij institucioni.
Ai është përballur me një mori pyetjesh nga kryetari i komisionit, Ferat Shala.
“Cila është baza legale që ju në raport me i fut 75 milionë euro të Qeverisë”, e pyeti Shala – kryetarin e bordit të ZRRE-së, Ymer Fejzullahu.
Ky i fundit ka thënë se raporti është i pavarur dhe i pandikuar nga Qeveria.
“Edhe në 2010 ka pasur rreth 50 milionë euro që janë ndarë nga Qeveria për importin e energjisë. Kjo rritje është thënë që është e papërballueshme dhe është rekomandu që Qeveria me subvencionu”, u shpreh Fejzullahu.
Deputeti Shala e ndërpreu prapë.
“A ka mujt ZRRE-ja me na e pru një raport të pavarur, të pandikuar nga Qeveria. Pa suportimin e 75 milionëshit. E keni fut në planifikim 75 milionëshin, gjë që s`është as në obligimin tuaj kushtetues”.
I pari i ZRRE-s, Ymer Fejzullahu iu kundërpërgjigj.
“Sipas leximit tonë në mënyrën maksimale, ia kemi propozu publikut edhe raportit tonë profesional. Edhe Qeveria, edhe Komisioni kanë të drejtë me i dergu komentet”, tregoi ai. /Gazeta Enigma.