Për herë të parë që nga vitit 1993 plazhi i Antalisë është mbuluar nga bora, raportojnë mediat turke.
Reshjet e borës kanë gëzuar pa masë banorët e këtij qyteti bregdetar turk, shumë prej të cilëve për herë të parë e kanë shijuar këtë moment.
Megjithatë, me gjasë jo të gjithë që ndodhen në këtë vend turistik iu kanë gëzuar temperaturave të ulta dhe borës.
Në fakt, shumë klube të futbollit nga e mbarë bota ndodhen atje, e në mesin e tyre edhe shumica e klubeve elitare të Kosovës. Ato kanë marrë rrugën për në Antalia pikërisht për shkak të kushteve më të mira klimatike, por bora e sotme i ka befasuar dhe pa dyshim do t’ia vështirësojë paksa punën rreth përgatitjeve.
Kjo ka ndikuar që disa prej ndeshjeve kontrolluese të klubeve tona të parapara për sot të anulohen. Janë këto ndeshjet Malisheva-Montana, Gjilani – Shakhtar dhe Ulpiana – Taraz.