Forca e Sigurisë së Kosovës po pret të pajiset me 40 fluturake të vëzhgimit dhe filmimit nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Sipas Shephard, Kosova përmes programit FMS, do të marr pajisje “RQ-20 Puma Long Endurance (LE) UAS” të prodhuara nga AeroVironment.
Kjo e fundit si ofertuesi i vetëm duhej të përfundonte punën prej 11.01 milionë dollarësh deri më 25 janar.
“Shephard Defense Insight” vlerëson se Kosova ka porositur gjithsej 40 njësi, ku kostoja për një njësi llogaritet se kap shifrat e 215 mijë dollarëve.
Ndërsa, “Puma LE” janë fluturake, të cilat lëshohen me duar dhe shërbejnë për mbikëqyrje të territorit, të cilat mund të qëndrojnë në ajër 5,5 deri në 6,5 orë, ndërsa kanë të instaluar një bateri “Puma Smart” 2500.
Ndryshe, trupat amerikane që shërbejnë në Kosovë në kuadër të misionit paqeruajtës të KFOR-it dihet se kanë përdorur ‘Puma’ për misionet e mbikëqyrjes kufitare. /Gazeta Enigma/.