“Po shkojmë drejtë çrrënjosjes së korrupsionit”, Osmani përshëndet raportin e Transparency International

“Po shkojmë drejtë çrrënjosjes së korrupsionit”, Osmani përshëndet raportin e Transparency International

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka përshëndetur publikimin e Indeksit të Përceptimit të Korrupsionit për vitin 2021 të Transparency International, sipas së cilës Kosova ka shënuar ngritje prej 17 pozitave.

Progresin në luftën e Kosovës kundër korrupsionit, ka shkruar se kjo paraqet ngritjen më të lartë vjetore për Kosovën në historinë e publikimit të Indeksit.

“Para një viti premtuam që luftimi i korrupsionit do të ishte një prej prioriteteve kryesore të institucioneve të reja. Sot, ky premtim po sheh rezultatet e para jashtëzakonisht premtuese”.

“Gjatë vitit që lamë pas, Republika e Kosovës shënoi rritje prej 17 pozitave në publikimin e Indeksit të Perceptimit të Korrupsionit për vitin 2021 të Transparency International – ngritja më e lartë vjetore për Kosovën në historinë e publikimit të Indeksit. Hap pas hapi, drejt çrrënjosjes së korrupsionit”, shkruan Osmani.

Ndryshe, Organizata Transparency International nxorri të martën raportin e përvitshëm për Indeksin e Perceptimit të Korrupsionit në botë ku vjen në përfundimin se 86 për qind e 180 vendeve dhe territoreve, kanë bërë pak ose aspak përparim në luftën kundër korrupsionit në 10 vitet e fundit.

Kosova ka shënuar përmirësim, me 39 pikë, tre pikë më lart sesa një vit më parë.

“Në Kosovë ka pasur tranzicione paqësore pushteti mes qeverive në vitet e fundit.”, thuhet në raport.

Po ashtu sipas raportit, vendi tregoi një vullnet të sinqertë për luftuar korrupsionin, duke hetuar udhëheqës të akuzuar për korrupsion. /Gazeta Enigma/.

Related Articles