Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka njoftuar të mërkurën se është vaksinuar me dozën e tretë kundër COVID-19, raporton Gazeta “Enigma”.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë ai përmes një postimi në rrjete sociale.
Me këtë rast, Haradinaj kërkoi nga Qeveria heqjen e disa masave siç janë ora policore dhe mbyllja e gastronomisë.
“Vaksina mbetet mbrojtja kryesore nga pandemia që e ka përfshirë globin.
Unë sot e mora dozën e tretë përforcuese dhe ftoj të gjithë qytetarët e Kosovës që të vaksinohen.
Krejt format e tjera kushtëzuese e ndëshkuese ndaj qytetarëve dhe bizneseve, siç janë ora policore, mbyllja e gastronomisë dhe masat e tjera shtrënguese, janë të paefektshme dhe i kërkoj qeverisë që t’i heq ato”, tha Haradinaj. / Gazeta Enigma.