IKSHPK: Situata me COVID mund të përkeqësohet edhe më shumë në ditët në vazhdim

IKSHPK: Situata me COVID mund të përkeqësohet edhe më shumë në ditët në vazhdim

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike përmës një shkrimi ka paralajmëruar se situate me virusin COVID mund të përkeqësohet gjatë ditëve në vijim.

Si rrjedhojë e kesaj, IKSHPK-ja u ka bërë apel qytetarëve që t’i respektojnë masat antiCOVID, në mënyrë që të bëhet përhapja e virusit.

“Situata epidemiologjike mund të përkeqësohet edhe më shumë ditët në vazhdim, andaj IKSHPK apelon tek të gjithë qytetarët që të respektohen masat e Qeverisë së Republikës së Kosovës. Na ndihmoni që të ju ndihmojmë”.

Në veçanti është bërë thirrje për kujdes, mosgrumbullim si dhe vaksinim.

“Për shkak të rrezikshmërisë së lartë të përhapjes së COVID-19, bëjmë thirrje në veçanti për kujdes dhe mosgrumbullim. Ndërsa, rekomandojmë institucionet përgjegjëse të mbikëqyrin me përpikëri dhe të ndërmarrin të gjitha veprimet e nevojshme për zbatimin e masave për parandalimin dhe luftimin e pandemisë”, thuhet në postim.

Ndryshe, Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se gjatë ditës së djeshme janë regjistruar gjashtë vdekje dhe tre mijë e 917 raste të reja me COVID.

Kosova aktualisht ka mbi 28 mijë raste aktive. /Gazeta Enigma/.

Related Articles