Punë e kryer, Vedat Muriqi te Mallorca

Punë e kryer, Vedat Muriqi te Mallorca

Sulmuesi kosovar, Vedat Muriqi do të jetë blerja e dytë e Mallorcas në këtë afat kalimtar.

Transferimi i tij ka zgjatur më shumë sesa duhet për shkak se dy klubet nuk arrinin akord mbi formulën e transferimit.

Në fund është arritur marrëveshja, ku Muriqi do të kalojë te Mallorca si huazim me opsion blerje.

Muriqi është nënshkrimi i dytë dimëror pas ardhjes së Sergio Ricos.

Mungesën e golave ​​të Mallorcas do ta zgjidhë sulmuesi kosovar, shkruan Marca.

Muriqi në këtë sezon me Lazion ka zhvilluar 15 paraqitje, teksa ka kontribuar me një asistim./Gazeta Enigma/

Related Articles