I dërguari Special i SHBA-së për Ballkanin, Gabriel Escobar dhe Emisari Special i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak sot do të arrijnë në Kosovë, ku do të qëndrojnë për dy ditë radhazi.
Pikat e rendit të ditës ende nuk dihen, por përfaqësuesi për dialogun dhe bashkëpunim rajonal nga radhët e LDK-së, Lutfi Haziri thotë se çështjet që do të diskutohen kanë të bëjnë më shumë me përmbyllje të marrëveshjes.
Ndër të tjera, ai tha se ky takim do t’i jap “oksigjen politik” Kosovës.
“Marrëveshja e parë është nënshkruar në vitin 2013, me karakter kushtetues. Vizita do të mbahet javën e ardhshme dhe çështjet më shumë kanë të bëjnë me përmbyllje të marrëveshjes. Ky takim do t’i jep oksigjen politik Kosovës”, ka thënë ai për Gazetë “Enigma”.
LEXO EDHE: Vizita e Escobarit në Kosovë, Haziri për Enigmën “ky takim do t’i jep oksigjen politik Kosovës”
Lajçak dhe Escobar do të takojnë përfaqësuesit ndërkombëtarë në Kosovë dhe do të kenë konferencë për media.
Mesazhet kryesore të tyre për institucionet në vend pritet të jenë rifillimi i dialogut dhe zbatimi i marrëveshjeve të kaluara me Serbinë, përfshirë Asociacionin.
Madje, sipas njohësve të procesit të dialogut, liderëve institucionalë do t’i parashtrohen edhe kërkesat e sekretarit amerikan, Blinken për gjetjen e zgjidhjes për të pagjeturit dhe marrëveshjen për energjinë në veri. /Gazeta Enigma/.
LEXO EDHE: Mustafa për “Enigmën”: Dialogu është problem i ynë, jo i amerikanëve, Kurti të tregoj mençuri