Policia në kërkim të personave të dyshuar që tentuan të grabisin në Pejë

Policia në kërkim të personave të dyshuar që tentuan të grabisin në Pejë

Një tentim grabitje e armatosur ka ndodhur në një dyqan afër parkut Karagaç të Pejës.

Kjo u konfirmuar për Gazetën “Enigma” nga zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, i cili tha se ngjarja ka ndodhur mbrëmë rreth orës 20:50

“Sipas dëshmitarëve tre persona kanë tentuar të kryejnë grabitje në një dyqan, por të njëjtit nuk kanë arritur. Lëndime të lehta ka pësuar një punëtore e dyqanit si pasojë e thyerjes së derës”, ka thënë Gashi.

Ai ka shtuar se personat e dyshuar janë larguar nga vendi i ngjarjes, ndërkaq policia është vënë në kërkim të tyre dhe rasti është duke u hetuar. /Gazeta Enigma/.

Related Articles