NATO deklaron se situata në Kosovë është më e qetë se në vitet e kaluara, megjithëse sipas tyre tensionet ende po ndodhin.
Përmës një shkrimi në rrjetin social Tëitter, theksohet se kjo është arsyeja pse FSK-ja e udhëhequr nga NATO është ende kyç për sigurimin e stabilitetit në rajon.
“Situata në Kosovë tani është shumë më e qetë se dikur, por ndonjëherë tensionet ende ndodhin. Kjo është arsyeja pse Forca e Kosovës e udhëhequr nga NATO është ende kyç për sigurimin e stabilitetit në rajon”, thuhet në njoftimin e NATO-s.