Ministria e Shëndetësisë pritet që nesër t’i rishqyrtojë masat kundër pandemisë.
Komiteti për menaxhimin e pandemisë do të mblidhet nesër në orën 14:00, për ta vlerësuar situatën epidemiologjike dhe analizimin e vendosjes së masave të reja.
Gazeta Enigma mëson se ora policore mund të përgjysmohet duke shkuar nga ora 12:00 deri në orën 05:00.
Kurse, gastronomia pritet të kthehet në orar të rregullt deri në orën 23:00.
Po ashtu pritet që të hapen edhe qendrat e fintesit, pasi me vendimin e fundit janë të mbyllura deri më 4 shkurt.
Një tjetër lehtësim i masave pritet të jetë ai në pikat kufitare, qytetarët nuk duhet që të dëshmojnë se kanë marrë tri doza të vaksinës, meqë do të jetë e mjaftueshme të kalohet kufiri me dy doza të vaksinës dhe pa test.
Gastronomia ka kërkuar që të lejohen edhe mbajtja e ahengjeve dhe dasmave duke i respektuar rregullat ant-COVID, në të kundërtën inspektorati nuk do ta lejojë funksionimin e atij lokali./GazetaEnigma/