Emisari i Posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, është deklaruar pas takimit të zhvilluar sot në Beograd me Presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.
Lajçak e ka cilësuar diskutimin e Vuçiqin si konstruktiv dhe thelbësor për të ecur përpara në dialogun Kosovë-Serbi, të lehtësuar nga Bashkimi Evropian.
“Sapo përfundova një diskutim konstruktiv dhe thelbësor me Presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në Beograd për rrugën përpara në dialogun e lehtësuar nga BE-ja për normalizimin e marrëdhënieve”, ka shkruar ai në Twitter.
Just finished a constructive and substantive discussion with @predsednikrs @avucic in Belgrade about the way forward in the EU-facilitated Dialogue on normalisation of relations. pic.twitter.com/gHA9z77VQ7— Miroslav Lajčák (@MiroslavLajcak) February 2, 2022
Gjatë vizitës së sotme në Serbi, Lajçak bashkë me të dërguarin e SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar shprehën mbështetjen e tyre për vazhdimin e një dialogu konstruktiv, si dhe integrimin e Ballkanit Perëndimor në BE, duke theksuar se është thelbësore për të dyja palët që t’i përmbushin të gjitha detyrimet. / Gazeta Enigma.