Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar se në 24 orët e fundit në Kosovë janë regjistruar edhe 5 viktima nga COVID-19.
Gjatë kësaj kohe janë raportuar edhe 2 mijë e 110 raste të reja të infektuara me koronavirus, shkruan Gazeta ‘Enigma’.
Në 24 orët e fundit janë dhënë 3.037 doza të vaksinës kundër COVID-19, ndërsa prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë administruar 1.786.709 doza të vaksinës.
Deri më tani 806.884 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë, dhe me dozën përforcuese dhe me doza të treta të vaksinës antiCOVID janë administruar 84.819.
Në total numri i rasteve aktive është 30.871./Gazeta Enigma/