Trajneri i skitarëve Albin Tahiri dhe Kiana Kryeziu flet për Gazetën Enigma në prag të nisjes së Lojërave Olimpike Dimërore

Trajneri i skitarëve Albin Tahiri dhe Kiana Kryeziu flet për Gazetën Enigma në prag të nisjes së Lojërave Olimpike Dimërore

Emocionet e Lojërave Olimpike Dimërore në Pekin do të nisin nesër dhe do të zgjasin deri më 20 shkurt.

Gazeta Enigma ka kontkruar Agim Pupovcin, trajnerin e skitarëve Albin Tahiri dhe Kiana Kryeziu që e përfaqësojnë Kosovën në Lojërat Olimpike Dimërore.

Ai ka bërë të ditur se përgatitjet e dy skitarëve po shkojnë mirë.

“Përgatitjet janë kryer më herët në akullnajat e Austrisë, tasht janë vetëm disa përgatitje para garave të cilat kanë shkuar mirë”, ka deklaruar trajneri Agim Pupovci për Gazetën Enigma.

“Gjendja e skitarëve është shume e mirë, të dy skitarët i pret një garë shumë e fortë”, ka deklaruar Pupovci.

Ai po ashtu ka folur edhe për mikpritjen dhe organizimin.

“Organizimi është shumë I mirë, po ashtu edhe mikpritja është shumë e ngrohtë dhe e organizuar në nivel të mirë”, ka bërë të ditur ai.

Albin Tahiri garon në katër disiplina të skijimit alpin si: sllallom, sllallom i madh, lëshim dhe kombinim alpin, ndërsa Kiana Kryeziu në disiplinën e sllallomit të madh.

Related Articles