Milan Radojiçiq në listën e të kërkuarve, por i arratiset Policisë së Kosovë në Bërnjak

Milan Radojiçiq në listën e të kërkuarve, por i arratiset Policisë së Kosovë në Bërnjak

Nënkryetari i Listës Serbe, Milan Radojiçiq, është arratisur nga Policia e Kosovës në pikën kufitare në Bërnjak.

Burimet e KALLXO.com thonë se Radojiçiq ishte future në listën e të kërkuarve pak ditë më parë.

Ai po udhëtonte nga Serbia për në Kosovë dhe në hyrje të pikës kufitare, ai është pritur nga njëri prej eprorëve të pikës.

Në momentin kur polici kufitar ka kontrolluar dokumentet e tij ka rezultuar se ai është person në kërkim dhe si rrjedhojë e kësaj ai ka vozitur makinën e tij mbrapa dhe është arratisur për në Serbi.

Rrethanat se si policët i kanë mundësuar këtë arratisje ende nuk janë zbardhur ndërsa një grup hetimor po heton veprimet e policëve.

Radojiçiq ishte shpallur në kërkim për rastin e vrasjes së Oliver Ivanoviqit. I njëjti pas një kohe ishte fshirë nga lista e kërkimit me vendim të prokurorit që po e hetonte çështjen.

Pas një kohe Prokuroria Speciale sërish e ka vendosur në listën e personave të kërkuar.

Related Articles