Egjipti iu është bashkuar Senegalit në finalen e Kupës së Afrikës.
Egjiptianët kanë eliminuar Kamerunin pas ekzekutimit të penalltive me shifrat 3:1.
Koha e rregullt dhe vazhdimet përfunduan me rezultat 0:0.
Në penallti Egjipti i Mohamed Salah u tregua më i suksesshëm.
Vincent Aboubakar e shënoi penalltinë e parë për Kamerunin, ndërsa tri penalltitë tjera u humbën. Ishte edhe meritë e portierit Gabasi që i priti dy penallti. Dështuan Harold Moukoudi, James Lea Siliki dhe Clinton N’Jie.
Te Egjipti të saktë ishin të tre futbollistët që ekzekutuan penalltitë, Zizo, Mohamed Abdelmonem dhe Mohanad Lasheen.
Finalja, Senegal– Egjipt do të luhet të dielën nga ora 20:00.
Për vendin e tretë, të shtunën luajnë Burkina Faso dhe Kameruni, në orën 20:00 po ashtu.