Kosova ka parakaluar e 54-ta në ceremoninë hapëse të Lojërave Olimpike Dimërore “Pekini 2022”.
Ekipi i Kosovës që parakaloi në këtë ceremoni është përbërë nga pesë persona kurse skitari Albin Tahiri, ishte ai që barti flamurin e Kosovës.
Kurse, skitarja Kiana Kryeziu nuk u lejua të marrë pjesë në ceremoni për shkak se kishte pasur kontakt me trajnerin Agim Pupovci, i cili ka rezultuar pozitiv në një test të Covidit, ndonëse nuk ka simptoma dhe është në gjendje të mirë shëndetësore.
Në Lojërat e 24-ta Olimpike Dimërore “Pekini 2022”, Kosova do të përfaqësohet nga Albin Tahiri dhe Kiana Kryeziu.